Rëndohet bilanci në Korsikë, mes viktimave të stuhisë edhe një 13-vjeçare

schedule12:58 - 18 Gusht, 2022

schedule 12:58 - 18 Gusht, 2022

Tre persona, duke përfshirë një vajzë dhe një grua të moshuar, u vranë pasi erërat e forta goditën sot Korsikën, duke lënë 45,000 familje pa energji elektrike, thanë autoritetet.

Breshër, shi i dendur dhe erëra me shpejtësi deri në 224 km/h përfshiu Korsikën pasi në disa pjesë të Francës – pas valëve të të nxehtit të njëpasnjëshëm dhe thatësirës së madhe – ra më shumë shi në pak orë sesa në kohëzgjatjen e të gjithë muajve të fundit.

Burri që u vra ishte në një kamping në Korsikë, ku erërat po frynin me një shpejtësi prej të paktën 220 km në orë, tha një zëdhënës i prefekturës.

Në Korsikë, një destinacion popullor turistik, një vajzë 13-vjeçare u vra kur një pemë ra në një kamping ku po qëndronte, dhe një grua 72-vjeçare vdiq kur çatia prej kashte e një kasolleje plazhi ra mbi makinën e saj, thanë autoritetet.

Të paktën 12 persona u plagosën në ishull dhe operacionet e shpëtimit në det po vazhdojnë, shtuan ata.

Në Francën kontinentale, rrjeti i shpërndarjes Enedis tha se rreth 1,000 familje mbetën pa energji pasi një stuhi goditi departamentet jugore të Loire dhe Ain. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!