Rëndohet bilanci i atentatit në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave

schedule20:03 - 4 Tetor, 2021

schedule 20:03 - 4 Tetor, 2021

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati mafioz mbrëmjen e sotme në Elbasan. Përpos Ardjan Çollakut 50-vjeç, viktimë ka mbetur edhe Lulzim Bitri 40-vjeç, i cili tre vite më parë ka qenë i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në Tetovë, e cila përfundoi me një të vdekur.

Lexo edhe: Dinamika e vrasjes në Elbasan, pritë, ndjekje dhe breshëri sapo vendosi këmbën në tokë

Fillimisht 40-vjeçari mbeti i plagosur por nuk arriti që të mbijetonte pavarësisht ndihmës së shpejtë. Ende nuk dihet lidhja mes Bitrit dhe Çollakut dhe kush ishte shënjestra e atentatit të sotëm dhe nëse po udhëtonin të dy në makinë apo e kapi breshëria e plumbave aksidentalisht.

Ardjan Çollaku ka qenë i arrestuar dhe dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali por edhe për dhunë në familje në Shqipëri. Pasi është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ai ishte ekstraduar drejt Italisë për të vuajtur dënimin. Viktima rreth 50-vjeç, baba i dy djemve kishte përdorur në të shkuarën edhe mbiemra të tjerë, ndër to Subashi./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!