Renditja zyrtare e “Topit të Artë”, mësohen emrat e lojtarëve të pozicionuar mes vendeve 1-30

schedule18:36 - 30 Tetor, 2023

schedule 18:36 - 30 Tetor, 2023

nga Isildo Musta

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në Paris, të Francës do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Mirëpo, deri në momentin e mësimit të emrit, gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano ka publikuar listën me emrat e lojtarëve, të cilët janë pozicionuar përfundimisht në renditjen e “Topit të Artë” në vendet 16-30.

Në vendin e 30 është portugezi i mbrojtjes së Manchester City, e para tij vijnë Martin Odegaard i Arsenal, Randal Kolo Muani i PSG, Nicolo Barella i Inter e Jamal Musiala i Bayern Munich. Në vendin e 25-të pozicionohet “kollosi” i mbrojtjes, Josko Gvardiol e para tij Bukayo Saka i Arsenal, Andre Onana i Manchester United, Kim Min-Jae i Bayern Munich, ndërsa në vendin e 21-të pozicionohet “fantazisti” francez, Antoine Griezmann.

Në vendin e 20 është kapiteni i “zikaltërve” të Inter, Lautaro Martinez e para tij janë pozicionuar, “bomberi” i Bayern Munich, Harry Kane, “fantazisti” anglez, Jude Bellingham, “ylli” gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, ndërsa në vendin e 16 është “bomberi” francez, Karim Benzema.

Në vendin e 15 është “heroi” i Kombëtares argjentinase me atë pritjes në minutën e 120′-të të finales ndaj Francës, Emiliano Martinez, ndërsa para tij në renditje janë “katalizatori” i Barcelona-s, Ilkay Gundogan, “gardiani” i Marokut, Yassine Bounou, “bomberi” polak, Robert Lewandowski dhe “faraoni” i Liverpool, Mohamed Salah.

Tashmë kanë filluar të publikohen dhe emrat e parë që mund t’i quajmë ndryshe dhe “top 10” lojtarët më të mirë në botë. Në vendin e 10 është “arkitekti” i mesfushës së Real Madrid, Luka Modric. Në vendin e 9 është “fantazisti” i Manchester City, Bernardo Silva, ndërsa në vendin e 8 është “bomberi” nigerian, Victor Osimhen. Në vendin e 7 është “fantazisti” argjentinas, Julian Alvarez, ndërsa në vendin e 6 të renditjes pozicionohet “ylli” brazilian, Vinicius Junior.

Ndërkaq, janë mësuar edhe emrat e 5 lojtarëve më të mirë të botës. Në vendin e 5-të është “shkatërruesi” spanjoll i Manchester City, Rodri, në vendin e 4-t është një tjetër lojtar i “qytetarëve”, belgu Kevin de Bruyne, në vendin e 3-të është “ylli” francez i PSG, Kylian Mbappe, në vendin e 2-të, “vikingu” norvegjez, Erling Haaland, ndërsa për herë të 8 në histori në vendin e parë është “pleshti”, Lionel Messi.  /abcnews.al

Lista e lojtarëve në vendet 1-30: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!