Renditja e FIFA-s: Kosova e Shqipëria “fotokopje”, Italia ngjit sërish shkallë

schedule11:16 - 28 Nëntor, 2019

schedule 11:16 - 28 Nëntor, 2019

Shqipëria dhe Kosova kanë bërë nga një hap pas në renditjen mujore të FIFA-s, që është publikuar ditën e sotme. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e 66-të dhe kjo vjen pas humbjes së pësuar me Francën dhe barazimit me Andorrën. Rënie edhe për Kosovën, tashmë e 115-ta në renditjen e re të FIFA-s. Dy humbjet, me Çekinë dhe Anglinë, kanë pasur ndikimin e vet.

TOP 15 – Kreu i renditjes së FIFA-s nuk ndryshon, teksa Belgjika kryeson edhe  në muajin nëntor, ndjekur nga Franca dhe Brazili. Deri në vendin e pestë nuk ka ndryshime në klasifikim, ndërkohë që Kroacia (ngjitet e gjashta) ka ndryshuar vendet me Portugalinë.

Zvicra është ngritur me një pozicion (vendi 12-të) dhe ndiqet nga Italia, që ka ngjitur dy shkallë. Holanda ka rënë në vendin e 14-t dhe pas tyre renditet Gjermania. Këta të fundit kanë përmirësuar një vend në renditjen mujorë të FIFA-s. /abcnews.al

Renditja mujore e FIFA-sm top 15

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!