Italia vazhdon të mbetet në vendin e tetë në renditjen e FIFA-s, e cila nuk regjistron asnjë ndryshim të ri në dhjetë vendet e para.
Kampionia në fuqi e botës, Argjentina, konfirmohet në krye, me dy vendet e tjera pas saj të zëna nga Franca dhe Brazili. Krahasuar me përditësimin e fundit në qershor, janë luajtur gjithsej 62 ndeshje, 25 prej të cilave në fazën finale të Concacaf Gold Cup.
Meksika, fituese për herë të nëntë të turneut kontinental për ekipet kombëtare të Amerikës Veriore dhe Qendrore, ka fituar dy pozicione për të zënë vendin e 12-të./h.ll/abcnews.al