Ka përfunduar java e 28-të e Kategorisë Superiore.
Tirana me fitoren e sotme ndaj Kukësit ngjitet në vendin e parë duke ia rrëmbyer Partizanit.
Të kuqtë me hapin fals në Rrogozhinë (1-1), lëshojnë kreun dhe gjenden tashmë dy pikë larg bardhebluve që arrtiën kuotën e 50 pikëve.
Egnatia afrohet dhe më shumë me kreun pas i mori 1 pikë Partizanit. Gjithashtu dhe rikthimi te fitorja e Vllaznisë e ka bërë edhe më interesante garën për Evropën. Kuqeblutë tani janë 1 pikë larg Egnatias së vendit të tretë.
Mesi i tabelës pas javës së 28 vjen me ndryshime. Laçi me fitoren në Durrës lë pas zonën e ftohtë dhe ngjitet në vendin e gjashtë, 1 pikë më pak se Erzeni i vendit të pestë.
Shijakasit me humbjen e dytë rradhazi kanë lëshuar shumë terren duke iu larguar kreut. Kukësi dhe Teuta po kalojnë dy javë të vështira dhe tashmë gjenden ato në betejën e zonës së ftohtë.
Ekipi i Martinit zbret në vendin e tetë në zonën play-out me 34 pikë, 1 më pak se verilindorët e vendit të 7-të
Ndërsa beteja e ashpër e mbijetesës mes Kastriotit dhe Bylisit është lënë pezull këtë javë pas pezullimit të ndeshjes mes tyre.