Teksa ky muaj shënon 60 vjetorin e Madonës le të bejmë një retrospektivë në karrierën e saj duke sjellë në vëmëndje kryeveprat e muzikës POP. Këngëtarja legjendare mbetet një nga zërat më domethënës në industrinë e muzikës dhe një nga figurat më influencuese për brezat pas saj. Hitet e artistes janë të panumërta duke e bërë atë një ikonë të pazëvendësueshme dhe unike. Ajo gjithashtu është konsideruar nga “Billboard”, si artisja femër më e sukshesshme e të gjitha kohërave.
Më poshtë janë të gjithë albumet e saj të rënditura nga më pak i miri deri tek më i arriri:
15. MDNA (2012)
MDNA është konsideruar si albumi më pak i suksesshëm i Madonës. Ai u hodh në treg në periudhën në të cilën këngëtarja do të performonte në ceremoninë sportive Super Bowl, një ndër skenat më të mëdha amerikane, ku ajo pati një spekatakël muzike duke përthithur me mbi 100 milionë ndjekës. Por në kundërshti me përformancën, albumi i saj u eklipsua duke bërë të mundur që publiku të fokusohej vetëm tek kënga “Give Me All Your Lovin’” në bashkëpunim me reperet Nicki Minaj dhe MIA.
14. American Life (2003)
Në këtë album Madonna bën thirrje se fama dhe paraja nuk i bëjnë njerëzit të lumtur. Kjo vepër përmban mesazhe të forta për ndryshim dhe kryengritje ndaj një sistemi të padrejtë ku mund të kesh rënë pre.
13. Hard Candy (2008)
Albumi i prodhuar nga Pharrel Williams, Justin Timberlake dhe Timbaland, nuk u prit dhe aq mirë nga publiku. Shkak për këtë u bë fakti se Madona vihej në hije nga vetë producentët e saj duke pasur vokalin e tyre shoqërues në çdo këngë të albumit.
12. Music (2000)
Albumi “Music” për këngëtaren u bë një sukses europian, por nuk u mirëprit nga kritika amerikane. Në këtë version Madona tregon anën e saj ritmike duke e ngopur albumin me këngë të ritmeve “dance”.
11. I’m Breathless (1990)
Ky album është kolona zanore e filmit “Dick Tracy”. Artistja vjen këtë herë me muzikë të rrymës Jazz. Thuhet se ajo filloi të pinte duhan në mënyrë që ta bënte zërin e saj sa më frymor dhe të përshtatshëm për këtë rrymën.
10. Rebel Heart (2015)
Ky është albumi më i fundit i Madonës deri tani. Një frymë e re dhe melodi më moderne u sollën në këtë projekt. Madona u mundua të afrohej më shumë me publikun e ri duke sjellë këngë si “B***h I’m Madonna” dhe “Living for Love”.
9. Bedtime Stories (1994)
Albumi “Bedtime Stories” vjen me ritme R&B dhe me këngë të prodhuara nga artistja e njohur Bjork. Këngëtarja vjen më joshëse se kurrë duke interpretuar këngë seksuale dhe duke thyer tabu në botën e muzikës femërore dhe duke hedhur poshtë censurimin e çështjeve të konsideruara imorale.
8. Erotica (1992)
Kulmi seksual në muzikën e Madonës arrin me albumin “Erotica”. Aty tregohet natyra dominuese e saj dhe alter egoja e quajtur Dita. Ky projekt u bë publik në të njëjtën kohë me librin e saj të seksit.
7. Confessions on a Dancefloor (2005)
Në këtë album Madona shfaqi dëshirën për të kërcyer përsëri. Shumica e kengëve janë ritme të klubeve të natës dhe melodi që të nxisit dëshirën për tu argëtuar. Kënga më e suksesshmë e kësaj periudhe mbetet “Hug Up” një ribërje e hitit të Abba-s “Gimmie Gimmie Gimme”, e cila arriti majën e klasifikimeve ne 41 vende të botës.
6. Madonna (1983)
Ky është albumi debutues i këngëtares . Kjo kryevepër bëri të mundur që të gjithë të njihëshin me potencialin e këngëtares duke e kristalizuar atë përgjithmonë në botën e muzikës. Megjithatë ky nuk është albumi i preferuar për vetë Madonën.
5. Ray of Light (1998)
Mbetet një ndër albumet më të fuqishëm të artistes. Ray of Light u krijua pasi ajo u njoh me botën e Hinduizmit. Ky album u regjistrua gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë dhe si produkt kemi kengë të paharueshmë si “Frozen” apo “The Power of Goodbye”. Ky është albumi i tretë më i shitur në karrierën e saj.
4. True Blue (1986)
Albumi nis me këngë mega hite si “Papa don’t preach”, të cilat nxjerrin në pah shpirtin antikonfromist dhe dëshirën për të thyer rregullat të këngëtarës. Ky projekt u bë himn për adoleshentët në të gjithë globin duke e bërë Mdonën një adoleshëntë të përjetshme.
3. Like a Virgin (1984)
Madona tregoi që kurrë nuk do vihej nën zinxhirë me këtë album. Fuqizimi fëmëror mbetët kryefjala e kësaj kryevëpre. Ajo frymëzoi shumë artistë me këtë album që të shkruanin për lirinë e tyre seksuale e shpirtërore.
2. Like a Prayer (1989)
Ky album u bë publik kur ajo mbushi të 30-at dhe pasi martesa e saj me aktorin Sean Penn dështoi. Këngë si “Express Yourself” dhe “Like a Prayer” mbeten hite që janë përsëritur herë pas herë nga këngëtarë të mëvonshëm, si Lady Gaga me kengën “Born this Way”, por pa arritur të njëjtin impakt historik që vepra e Madonnës kishte.
1.The Immaculate Collection (1990)
Sigurisht, në vend të parë është një përmbledhje e këngëve më të suksesshme të Madonës. Hite që i dhanë përkufizim muzikës POP. Shndërruar në fenomen këngëtarja ka vënë vulën e pa lëkundur trashëgimisë së saj artistike./abcnews.al