Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 50%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 26%
  • Shenjë e krizës politike në vend 24%
Loading ... Loading ...
 

“Rendi i ri botëror, bashkë me Europën”/ Rubio zbut tonet në konferencën e sigurisë në Mynih

schedule11:57 - 14 Shkurt, 2026

schedule 11:57 - 14 Shkurt, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të riformëzojnë rendin global, krah për Krah me Europën. Ky ishte mesazhi që dha Sekretari Amerikan i Shtetit Marko Rubio këtë të shtunë nga Forumi I Sigurisë së Mynihut duke përdorur një ton ndjeshëm më të zbutur se zëvendës Presidenti Amerikan JD Vance, i cili një vit më parë, po në këtë forum i dha tronditjen e parë marrëdhënieve transatlantike.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë përsipër detyrën e krijimit të një bote të re. Shtete e Bashkuara do të fillojnë procesin e ripërtëritjes dhe restaurimit, të udhëhequr nga një vizion për një të ardhme aq krenare, aq sovrane dhe aq jetësore sa kanë qenë qytetërimet tona në të kaluarën. Ne jemi të përgatitur ta bëjmë këtë hap erdhe vetëm, por shpresojmë dhe do të preferonim që ta bënimim të gjithën këtë me ju, miqtë tanë në Europë”, tha Marco Rubio.

Sekretari Amerikan i Shtetit pohoi se fatet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara do të jenë gjithmonë të ndërlidhura së bashku, ndërsa shtoi se Amerika ka kritikuar Europën sepse do një aleat të forte në Krah që mundet ta mbrojë vetë veten.



“Fati ynë është dhe do të jetë gjithmonë i ndërthurur me tuajin, sepse e dimë se nuk mund të jemi indiferent ndaj Fatit të Europës kur ai është I ndërlidhur me sigurinë tone kombëtare. Pyetja jonë është se çfarë po mbrojmë, sepse forcat ushtarake nuk mbrojnë diçka abstrakte. Shtetet e Bashkuara mund të jenë të drejtpërdrejta dhe këmbëngulëse në këshillat e tyre, or ne duam që të kemi aleatë që janë të aftë që të mbrojnë vetën në mënyrë që asnjë kundërshtar të mos ndihet i prirur të sfidojë forcën tone kolektive”, shtoi Rubio.

Duke iu përgjigjur atyre qe ai i quajti vetëm tituj kryesor të mediave ndërkombëtare sa i përket një thyerje në marrëdhëniet transatlantike, Rubio e mbylli fjalimin e tij duke thënë se Shtetet e Bashkura janë fëmija i Europës.

“Në një kohë të titujve që shfaqen kudo duke thënë se po shënohet fundi i marrëdhënieve transatlantike, dua t’iu bëj të ditur dhe të qartë se ky nuk është as qëllimi dhe as dëshira jonë. Sepse për ne amerikanët, Shtëpia Jonë vërtet mund të jetë në Hemisferën Perëndimore, por ne do të jemi gjithnjë fëmijë të Europës”, përfundoi Rubio.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!