Renato Doko është një nga djemtë më të suksesshëm të momentit. Ai është bërë shumë i dashur për publikun përmes videove të humorit që publikon.
I ftuar në ‘Abc e Mëngjesit’, i pyetur nga moderator Alban Musa se cilën parti apo politikanë, do të zgjidhte nëse do ta bënin pjesë të fushatës së tyre, Renato nuk dha një përgjigje të prerë.
Ai shtoi se politika ka filluar të përdorë influencerët në rrjetet sociale për të ndikuar tek masat.
“Nuk i dihet jetës. Në mes këtyre partive që janë, duke bërë një analizë, ti do zgjedhësh duke parë se kush parti është më e mirë, duke parë planin e punës.
Përveç pagesës, unë kam gjithë atë publikë aty, nuk mund t’i them publikut votoni këtë se mora kaq lekë”, tha Doko l.k/abcnews.al