Herve Renard ka mbyllur aventurën e tij si trajneri i kombëtares së Arabisë Saudite.
Tekniku francez mund të konsiderohet i suksesshëm pasi udhëhoqi Arabinë Saudite në Kupën e Botës në Katar, teksa bëri mjaft bujë fitorja në ndeshjen e parë të grupit ndaj Argjentinës.
Tashmë që Renard mbylli impenjimin me kombëtaren arabe pritet që të marrë drejtimin e kombëtares së femrave të Francës. Një detyrë që i ishte ofruar më parë edhe Thierry Henry, por legjenda e futbollit francez e refuzoi.
Për Renard nis një epokë e re, teksa në të kaluarën 54-vjeçari ka drejtuar edhe kombëtaret e Marokut, Zambias, Angolës apo edhe Bregut të Fildishtë./ h.ll/abcnews.al
Statement ? pic.twitter.com/Jht6G9h7PU
— Saudi National Team (@SaudiNT_EN) March 28, 2023