Beyoncé ka njoftuar se do të publikohet një film për turneun e saj, i cili është filmuar në një dokumentar të quajtur “Rilindja: Një film nga Beyoncé”. Dokumentari nxjerr në pah përgatitjen, por edhe performancat e saj shpërthyese që nga koncerti i parë në Stokholm, deri tek i fundit, në Kansas City, Missouri.
Filmi do të dalë në kinema më 1 dhjetor në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Titulli i filmit është: “Rilindja: Një film i Beyoncé“, i cili përfshin ndër të tjera rezultatin e punës së palodhur të këngëtares ndërkombëtare por edhe pjesëmarrjen e saj në çdo aspekt të produksionit, mendjen e saj krijuese dhe qëllimin e saj për ta krijuar atë.
View this post on Instagram
Në trailerin e filmit, Beyonce shihet si në prapaskenë, ashtu edhe në skenë.
“Kur jam duke performuar, nuk jam gjë tjetër veçse e lirë”, thotë Beyoncé në video, ndërsa shfaqen skena të saj dhe tre fëmijëve të saj, 11-vjeçarja Blue Ivy Carter, e cila madje shoqëron nënën e saj dhe binjakët 6-vjeçarë Shir dhe Rum./abcnews.al