Remitancat hyrëse në Shqipëri/Kryesojnë Greqia e Italia, SHBA e treta

schedule15:51 - 25 Janar, 2018

schedule 15:51 - 25 Janar, 2018

80% e remitancave në Shqipëri vijnë nga Italia dhe Greqia përkatësisht 463 milionë dollarë dhe 382 milionë dollarë. Peë Reserarch Center, një njësi kërkimore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar hartën globale të remitancave për vitin 2016 ku përfshihet edhe Shqipëria. Ne vend të tretë rendit Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 77 milionë dollarë dhe pas saj Gjermaninë me 37 milionë dollare. Nga dy vendet fqinje, Maqedoni dhe Mal i Zi vijnë përkatësisht 19 dhe 15 milionë dollarë. Raporti i Peë Reserarch Center jep të dhënat dhe për remitancat dalëse nga Shqipëria, të cilat në total ishin 185 milionë euro. Kryeson Serbia me 75 milionë euro dhe ndiqet nga Kroacia me 31 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!