BE: Drafti i Ramës, tekst serioz. Po analizohet me kujdes, kontribut për stabilitetin në veri

schedule11:33 - 9 Qershor, 2023

schedule 11:33 - 9 Qershor, 2023

Propozimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama mbi statutin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe  në seri të Kosovës vijon ende të jetë konfidencial.

Nuk kanë dalë detaje të formulës që propozon Shqipëria, por korridoret diplomatike të Bruksel kanë lëshuar sinjalet e para pozitive në mbështetje të Ramës.

Radio Evropa e Lirë shkuan se ka biseduar me disa burime diplomatike në Bashkimin Europian që kanë pasur mundësinë të shohin tekstin e marrëveshjes së propozuar, dhe vlerësimi i tyre është ky:

“teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.

Drafti i dorëzuar nga kryeministri Rama po analizohet me kujdes dhe është pare si një kontribut sa i përket stabilizimit të situatës në Veriun e Kosovës.

Sipas asaj që shkruan Radio Evropa e Lirë, një diplomat i Bashkimit Europian është shprehur se nuk është e rëndësishme sesi ky draft i kryeministrit Rama trajtohet nga Brukseli, por sesi Prishtina dhe Beogradi do të punojnë mbi të për të përmbushur detyrimet e tyre.

Të enjten e 8 qershorit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se u ka dërguar një draft për themelimin e Asociacionit presidentit Francez Emmanuel Maron dhe Kancelarit Gjerman Olaf Scholz.

Burimet e Radios Europa e Lirë  pranë Bashkimit Europian thonë se përveç drafteve që janë paraqitur nga organizata të ndryshme, janë paraqitur edhe “Shembuj Europianë”, që mund të shërbejnë si model për të siguruar një model të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!