Manchester City hasi jo pak vështirësi mbrëmjen e kaluar kundër Sheffield United. Gabriel Jesus humbi një penallti në pjesën e parë, por në fund mendoi dyshja Aguero-De Bruyne. Belgu dhuroi një asist për bomberin argjentinas në minutën e 73-të dhe “El Kun” shënoi golin e fitores për ekipin e Pep Guardiolës.
Asist shumë i bukur i belgut dhe i 15-ti në kampionat këtë sezon. De Bruyne ka vendosur një rekord unik në Premier League me “dhuratat” fantastike për shokët e skuadrës. Është sezoni i tretë që ylli i “Cityzens” arrin shifrën e 15 asisteve në kampionat.
Sezonin 2016-2017 ai e mbylli me 18 asiste, ndërsa një vit më pas regjistroi 16 pasime për gol. 28-vjeçari e arriti shifrën 15 edhe këtë sezon, teksa deri në fund mund të përmirësoje edhe më tepër rekordin e tij. Askush më parë nuk ia kishte dalë të regjistronte tre sezone me +15 asiste në ishull dhe De Bruyne është futur në histori me këtë rekord fantastik. /abcnews.al
3 – Kevin De Bruyne is the first player in Premier League history to provide 15+ assists in three different campaigns. Genius. #SHUMNC pic.twitter.com/yMrOqpLsRW
— OptaJoe (@OptaJoe) January 21, 2020