Rekordi negativ në Premier, sulmuesi ka shifra skandaloze

schedule17:17 / 08/12/2019

Kur një skuadër transferon një lojtar ofensiv, qoftë sulmues ose mesfushor anësor, tifozët presin gola dhe asiste, sidomos nëse transferohesh për plot 25 milionë euro te skuadra e Newcastle.

Kur Miguel Almiron iu bashkua “Qymyrxhinjve” në muajin janar, tifozët bardhezi ishin shumë të lumtur, pasi mendonin se sulmuesi nga Paraguai do të ishte zgjidhja e problemeve në sulm.

Megjithatë, kjo gjë nuk ka ndodhur. Madje, Almiron po vuan që të gjejë rrugën e rrjetës me Newcastle, duke u quajtur dhe një lojtar i “mallkuar”. Almiron ka luajtur 26 ndeshje në Premier League, ku ka dhuruar vetëm një asist.

Goli po i mungon prej thuajse një viti dhe statistikat e tij janë shumë negative. Gjithsesi, Almiron është një lojtar shumë punëtor nga krahu i djathtë i sulmit dhe ka besimin e plotë të trajnerit Steve Bruce./abcnews.al

schedule17:17 / 08/12/2019