Quique Setien provoi kundër Napolit për herë të parë emocionet e Champions League. Debutimi i trajneri spanjoll në kompeticionin më të rëndësishëm për klube u mbyll me një barazim, rezultat që favorizon shumë Barcelonën për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Gjithsesi, Setien ka thyer një rekord negativ. Nuk ndodhte prej 23 vitesh që një trajner i Barcelonës të mos fitonte ndeshjen e parë në Champions League. 61-vjeçari ishte i pafat pasi e nisi me një përballje të vështirë.
Trajneri i fundit që nuk kishte fituar në debutimin e tij ishte Louis Van Gaal. Holandezi i njohur e zhvilloi kundër Newcastle sfidën e parë europiane në stolin e skuadrës katalanase. Ishte shtatori i vitit 1997 dhe “Qymyrxhinjtë” fitonin 3-2 kundër Barcelonës falë trigolëshit të kolumbianit Asprilla. /abcnews.al
1 – Quique Setién is the first Barcelona manager to fail to win on his Champions League debut since Louis van Gaal in September 1997 against Newcastle (3-2). Difficulty. pic.twitter.com/v5nSpwODkF
— OptaJose (@OptaJose) February 25, 2020