Sergio Ramos është prej vitesh një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Kapiteni i Real Madrid ka aftësinë për të shënuar gola dhe… për t’u ndëshkuar me kartonë të kuq. “Los Blancos” nuk ia dolën të ruanin avantazhin e Isco mbrëmjen e kaluar dhe u përmbysën nga Manchester City në “Santiago Bernabeu”.
Ramos bllokoi Gabriel Jesus të shënonte golin e tretë në minutën e 86-të dhe arbitri kryesor i tregoi kartonin e kuq. 33-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e kthimit dhe kualifikimi i skuadrës së Zidane është komplikuar shumë.
Qendërmbrojtësi mori kartonin e 26-të të kuq që kur është pjesë e Real Madrid! Hera e katërt që largohet para kohe në Champions League, duke barazuar emra si Ibrahimovic dhe Davids, teksa është lojtari me më shumë të kuqe në historinë e Realit në kampionat dhe Champions League.
Jo vetëm kaq, pasi Ramos është edhe lojtari me më shumë kartonë të kuq në historinë e kombëtares spanjolle. Një rekord negativ, por detyra e tij kryesore është të japë gjithçka që skuadra e tij të mos pësojë gola, pavarësisht kostos prej 26 ndëshkimeve me të kuqe. /abcnews.al
26 red cards for Sergio Ramos at Real Madrid.
Twenty six ?#UCL #MCIRMA pic.twitter.com/AZBIozfNrr
— Goal (@goal) February 26, 2020
Sergio Ramos es…
? Jugador con más tarjetas y rojas en la historia de La Liga
? Jugdor con más tarjetas y rojas en la historia de la Champions
? Jugador con más tarjetas y rojas en la historia del Madrid
? Jugador con más tarjetas en la historia de la selección española pic.twitter.com/qtvnzC4f0v
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) February 26, 2020
Şampiyonlar Ligi tarihinde en fazla kırmızı kart gören oyuncular:
? Sergio Ramos – 4 kırmızı kart
? Zlatan Ibrahimovic – 4 kırmızı kart
? Edgar Davids – 4 kırmızı kart pic.twitter.com/Rp8bWgN57K
— Goal Türkiye (@GoalTurkiye) February 27, 2020