Rekordi në Champions dhe objektivi Messi, Lewandovski madhështor

schedule17:45 - 27 Nëntor, 2019

schedule 17:45 - 27 Nëntor, 2019

Robert Lewandovski po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Bayern Munchen shënoi një poker golash në fitoren 0-6 përballë Crvena Zvezdës në Champions League mbrëmjen e kaluar. Të katërt golat u shënuan brenda 15 minutave.

Pokeri i realizuar kundër ekipit serb e fut në histori polakun, sepse bëhet i vetmi lojtar që ia del të shënojë dy herë nga katër gola me dy ekipe të ndryshme në kompeticionin e më të fortëve. Të parin e kishte realizuar me Borussia Dortmund në fitoren e paharrueshme 4-1 të prillit të vitit 2013 kundër Real Madrid.

Sulmuesi ka arritur në shifrën e 31 golave sezonalë mes klubit dhe kombëtares dhe jemi ende në nëntor. Rekordi absolut i golave të shënuar në një sezon i përket Leo Messit. “Pleshti” zhvilloi një sezon fenomenal me Barcelonën në sezonin 2011/2012 gjatë të cilit shënoi 82 gola.

Edhe rekordi i golave të shënuar gjatë një viti kalendarik i përket yllit argjentinas. Messi e mbylli me 91 gola të shënuar vitin 2012, duke parakaluar brazilianin Pele (75 gola në vitin 1975) dhe Gerd Muller (85 gola në vitin 1972). Shifra të frikshme të cilat Lewandovski do të bëjë të pamundurën për t’i arritur. Mos të harrojmë se jemi ende në nëntor dhe bomberi i klubit bavarez po arrin të dërgojë në rrjetë çdo top i i pasojnë… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!