Një rekord i pazakontë për një ndeshje futbollit, që e regjistron skuadra e Dundalk. Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Europa League, që një ekip të mos bënte asnjë faull për 90 minuta.
Mbrëmë, në ndeshjen që skuadra nga Irlanda luajti në transfertë kundër Arsenal, asnjë prej lojtarëve të Dundalk nuk shkaktoi një faull të vetëm dhe futen kështu në histori.
STAT | Dundalk are the first team in Europa League history to not complete a foul in 90 mins. Credit @btsportfootball
— Irish Football Fan TV (@irishfantv) October 29, 2020
Në njëfarë mënyre ia bënë të lehtë edhe “Topçinjve” të drejtuar nga Mikel Arteta, pasi triumfuan me rezultatin 3-0 dhe kryesojnë grupin e tyre në Europa League. /abcnews.al