Një dygolësh i Paulo Dybala i dhuroi fitoren Juventusit kundër Lokomotiv Moscow. Argjentinasi shënoi dy herë brenda 180 sekondash dhe në stadium nisi festa. Ekipi i Sarrit kryeson bashkë me Atletico Madrid me nga 7 pikë grupin D.
Një ndër lojtarët më të mirë të mbrëmjes së kaluar evropiane ishte Juan Cuadrado. 31-vjeçari po aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, rol të cilin po e bën shumë mirë.
Kolumbiani ka thyer një rekord në takimin kundër ekipit rus. Ai preku plot 151 herë topin, duke kryer edhe rolin e “organizatorit”. Asnjë juventin nuk kishte arritur më parë të kishte kaq shumë kontakt me topin gjatë një ndeshje Champions League.
Një statistikë e tillë gëzon trajnerin Sarri, i cili ia ka besuar boshnjakut Pjanic përpunimin e topave dhe ofensivës bardhezi. Cuadrado shkëlqeu, e vetmja gjë negative mund të quhet ai karton i verdhë, prej të cilit do të mungojë në ndeshjes e radhës në Rusinë e acartë. /abcnews.al