Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekordi i veçantë i Inaki Williams, ylli bask 13 ndeshje larg historisë

schedule09:40 - 26 Prill, 2021

schedule 09:40 - 26 Prill, 2021

Athletic Bilbao mposhti 2-1 Atletico Madrid mbrëmjen e kaluar, rezultat që gëzon Barcelonën, Real Madrid dhe Sevillan. Gara për titullin kampion në Spanjë është më e dyluftuar se kurrë dhe Leo Messi me shokë kanë një shans të artë për t’u ngjitur në krye.

Ylli i skuadrës baske, Inaki Williams nuk shënoi gol përballë Atleticos, por barazoi një rekord në La Liga. Sulmuesi regjistroi ndeshjen e 189-të radhazi në kampionat, duke parakaluar Miguel Arconada, ish-portierin e famshëm të Sociedad.

Rekordin absolut e mban Andoni Lanarraga, edhe ky ish-lojtar i Sociedad. Ish-mbrojtësi spanjoll ka zhvilluar 202 ndeshje radhazi në La Liga dhe Williams ndodhet vetëm 13 ndeshje larg rekordit absolut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!