Timo Werner dhe Leipzig po zhvillojnë një kampionat të mrekullueshëm, në Bundesligë dhe Champions League. Klubi gjerman mposhti 4-1 Koln ditën e djeshme dhe sulmuesi i kombëtares gjermane hapi serinë e golave në minutën e 22-të.
Goli i 12-të në kampionat për 23-vjeçarin, teksa vetëm Lewandovski i Bayern Munchen ka shënuar më shumë (16 gola). Përveç golave të shënuar, Werner ka vendosur një rekord fantastik kundër Koln.
Ylli i Leipzig zhvilloi ndeshjen e 200-të në Bundesligë. Një shifër fantastike duke marrë parasysh moshën e lojtarit. Werner bëhet lojtari më i ri në historinë e kampionatit gjerman që arrin kaq shpejt shifrën e 200 golave, teksa Leipzig ndan vendin e dytë me Bayern me nga 24 pikë, një më pak se kryesuesit e M’Gladbach. /abcnews.al