Rekordi, forma dhe De Ligt: Buffon nuk i ndjen 41 vitet mbi supe

schedule12:58 - 29 Shtator, 2019

schedule 12:58 - 29 Shtator, 2019

Gigi Buffon u aktivizua si titullar në ndeshjen e fituar kundër Spal. Gëzimi i fitores ishte i madh, por jo vetëm. Portieri 41-vjeçar regjistroi ndeshjen numër 903 në karrierë, duke kaluar një monument si Paolo Maldini (902 ndeshje).

Portieri italian ndihet i lumtur dhe fatlum për këtë rekord të vendosur. Juventusi po e merr gradualisht formën, ndërsa Buffon nuk i kursen elozhet për Matthijs De Ligt.

“Jam i lumtur për këtë arritje. Kënaqësi e madhe, duke marrë parasysh që po i afrohem moshës 42-vjeçare në një gjendje shumë të mirë psiko-fizike. Jeta me mua është treguar shumë bujare, por edhe unë kam bërë timen. Ekipi? Po rritemi dhe jemi në rrugën e duhur. De Ligt është i jashtëzakonshëm, i përqendruar dhe i shkëlqyer nga minuta e parë në të fundit”, përfundon portieri i bardhezinjve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!