Bruno Fernandes është lojtari që shpëtoi sezonin e Manchester United. Fantazisti portugez, i ardhur në muajin janar nga Sporting Lisbona, është përshtatur menjëherë në Mançester dhe ka qenë lojtari më i mirë me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Madje, ka dhe një rekord fenomenal. Nëse renditja e Premier League do të niste nga momenti kur Bruno Fernandes ka debutuar me Manchester United, “Djajtë e Kuq” do të ishin kampionë të Anglisë, madje dhe të pamposhtur.
Man Utd finish top of the Premier League and unbeaten from day Bruno Fernandes joined https://t.co/HGAgxRcwah
— Mirror Football (@MirrorFootball) July 27, 2020
United do të grumbullonte 32 pikë në 14 ndeshje që Fernandes ka luajtur, duke mos u mposhtur në asnjë takim, dhe në vend të dytë, do të ishte Manchester City, që ka grumbulluar 30 pikë në po kaq sfida. Liverpool, që u shpall kampion, do të kishte 29 pikë, në vend të tretë./abcnews.al