Rekordi fantastik i Slavia Prague, mbrojtja çeke “blind”

schedule19:18 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 19:18 - 1 Dhjetor, 2019

Slavia Prague u rikthye pas shumë vitesh në grupet e Champions League, por shorti ishte i ashpër me kampionët e Çekisë. Slavia ra në “grupin e ferrit” bashkë me Barcelonën, Inter dhe Borussia Dortmund.

Gjithsesi, skuadra ku aktivizohet Peter OIayinka, ia ka arritur të sigurojë dy barazime të paharrueshme në “San Siro” dhe “Camp Nou”. Në kampionat nuk ka rivalë dhe kryeson me 48 pikë pas 18 javëve të para.

Vendi i dytë që mbahet nga Plzen është 11 pikë larg dhe gara e vërtetë në Çeki është për pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Slavia mposhti sot në shtëpi ekipin Karvinës me rezultatin 2-0 dhe arriti fitoren e 15-të në kampionat gjatë këtij sezoni.

Vetëm tre gola të pësuar në 18 javë kampionat

Ajo që të befason është reparti defensiv i ekipit çek. Slavia ka pësuar vetëm 3 gola në 18 javët e para! Një statistike fantastike dhe pothuajse e pabesueshme. Përveç kryesimit dhe sulmit më të mirë në kampionat, ekipi i Olayinka ka edhe një mbrojtje të hekurt. Jo më kot, Messi me shokë nuk arritën t’i çanin në duelin pa gola të 5 nëntorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!