Rekordi absurd i Messit në La Liga, parakalon Cristiano Ronaldon

schedule23:43 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 23:43 - 7 Dhjetor, 2019

Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde në ccdo ndeshje që luan. Sot, ylli argjentinas shënoi tre gola në atë fitore 5-2 të Barcelonës ndaj Mallorca.

Një tjetër tripletë për “pleshtin” katalanas. Këto tre gola të shënuar, kanë bërë që Messi të thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez kishte realizuar 24 tripleta në La Liga me fanellën e Real Madrid, por me tre golat e sotëm, Lionel Messi arrin në kuotën e 25 tripletave në La Liga, duke parakaluar rivalin e tij të përjetshëm.

Duket se Messi nuk ka ndërmend të ndalet, edhe pse është në vitet e tij të fundit të karrierës./abcnews.al