Rekorde infektimesh nga Omicron, zbulohet një tjetër variant i ri i COVID

schedule23:30 - 8 Janar, 2022

schedule 23:30 - 8 Janar, 2022

Me fillimin e këtij viti, varianti Omicron po thyen rekordet e infeksionit COVID-19 në të gjithë Evropën. Sikur të mos mjaftonte kjo, një lloj i ri varianti COVID është zbuluar së fundmi i quajtur deltacron. Varianti është kombinim i Deltës me Omicron dhe është identifikuar në Qipro.

Kështu u shpreh Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros.

“Aktualisht ka bashkë-infeksione omicron dhe delta dhe ne gjetëm këtë lloj që është një kombinim i këtyre të dyjave”, tha Kostrikis. Zbulimi u quajt “deltacron” për shkak të identifikimit të nënshkrimeve gjenetike të ngjashme me Omicronin brenda Deltës.

Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 raste të tilla dhe analiza statistikore tregon se frekuenca relative e infeksionit të kombinuar është më e lartë tek pacientët e shtruar në spital për shkak të Covid-19 në krahasim me pacientët jo të shtruar në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!