Rekord unik, nuk kishte ndodhur kurrë në Serie A!

schedule08:50 - 27 Tetor, 2019

schedule 08:50 - 27 Tetor, 2019

Rekord historik në Serie A. Hera e parë që ndodh, që në një ndeshje të kampionatit italian të shënojnë të tre lojtarë e hedhur në fushë si zëvendëses. Ky rekord unik është regjistruar një ditë më parë, në sfidën Genoa-Brescia.

Tiago Motta ka “goditur” në me tre lëvizjet e bëra nga stoli. Agudelo ishte lojtari i parë i hedhur në fushë, sapo filloi pjesa e dytë. Lojtari në fjalë, pasi kishte kaluar çerek ore lojë, arriti të shënonte dhe të baraspeshonte shifrat.

Kouame dhe Pandev ishin dy lojtarët e aktivizuar nga Motta dhe të dy këta futbollistë ia dolën të shënonin nga një gol dhe në fund Genoa fitoi me rezultatin 3-1. Tashmë ata kanë vendosur edhe një rekord historik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!