Skuadra e Atalantës kaloi një sezon të shkëlqyer në Seria A, ku e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 78 pikë. Të besuarit e Ganpiero Gasperinit siguruan sërish pjesëmarrjen në Champions League, ndërkohë ende janë pjesë e çerekfinaleve të këtij sezoni.
Italianët ishin një makineri golash gjatë këtij viti, teksa në 38 ndeshje shënuan plot 98 gola. Shifra të frikshme këto dhe normalisht ato u shpallën sulmi më i mirë i Seria A. Por ajo që bie në sy është që nga 98 golat, asnjë nuk është shënuar nga një lojtar italian.
Kjo është hera e parë në historinë e Seria A që ndodh diçka e tillë. Atalanta ka katër lojtarë italian në ekip, pa përmendur dhe tre portierët. Kështu Raoul Bellanova, Mattia Caldara, Jacopo Da Riva dhe Roberto Piccoli nuk arritën të shënojnë të paktën një gol. /abcnews.al
0 – L’@Atalanta_BC è diventata la prima squadra nella storia della Serie A a terminare una stagione senza gol da parte di giocatori italiani (esclusi autogol). Forestieri.#SerieATIM pic.twitter.com/GUTZK1F3Ou
— OptaPaolo (@OptaPaolo) August 5, 2020

