Rekord të infektuarish, epidemiologu: Çfarë do të na çonte në një mbyllje të dytë?

schedule12:03 - 16 Tetor, 2020

schedule 12:03 - 16 Tetor, 2020

Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi në Abc News, epidemiologu Artan Simaku foli për situatën e pandemisë në vend

Simaku u shpreh e rritja e numrit të rasteve ishte e pritshme pas hapjes së shkollave pasi kontaktet shtohen.

“Jemi në një situatë të pritshme, që para hapjes se shkollave ishte parashikuar, jo vetëm këtu që do ketë një rritje të numrit të rasteve, për shkak të shtimit të kontakteve. Ka një rritje të rasteve. kjo ishte e pritshme me hapjen e shkollave”, deklaroi ai.

I pyetur nëse rrezikojmë një mbyllje të dytë, Simaku tha se situata aktuale nuk parashikon një gjë të tillë.

Sipas tij kriter për izolimin është nëse ezaurohen kapacitetet në spitale. Epidemiologu thotë se aktualisht janë mbushur vetëm 50% të kapaciteteve në spitalet Covid, ndërsa shton se janë edhe skenarët për hapjen e dy spitaleve të tjera si dhe përfshirjen e atyre rajonalë.

“Ditët e fundit është rritur numri i personave të shtruar. Kriteri i vlerësimi është numri i personave që kanë nevojë për shtrim spitalor. Janë përgatitur edhe dy spitale Covid. Përveç atyre janë njoftuar edhe spitalet rajonale kanë potencial për të ofruar shërbimin e tyre. Janë trajnuar edhe stafet mjekësore. Ka një përgatitje për një situatë më të rënduar.

 Që nga fillimi i pandemisë ka vlerësuar situatën dhe ka marrë vedimet e saj në mënyrë të pavarur. Ne masat i marrim sipas vlerësimit të situatës tek ne. Në shumë shtete të Europës kanë filluar masat shtrënguese. Tek ne nuk bëhet fjalë për masa shtrënguese në fazën aktuale. Masa shtrënguese do të fillojnë kur të ezaurohen kapacitete spitalore. Aktualisht jemi në kapacitet 50% dhe nuk bëhet fjalë për masa shtrënguese në këtë situatë.

Është theksuar që kriteri për fillim të masave shtrënguese, kapacitet vlerësuese janë kapacitete spitalore të përballjes së sëmundjes. Nëse spitali nuk i përball dot më ky është një kriter”, tha ai.

Më tej epidemiologu foli edhe për atë që mund të na presë në muajt e ardhshëm. Simaku theksoi se koronavirusi dhe gripi do të bashkëjetojnë bashkë, ndërsa është e nevojshme vaksina e gripit.

“Po e nis me gripin. Stina e gripit është fundi nëntorit dhe marsi. Do të kemi bashkëqarkullim edhe me koronavirusin. Kjo do të sjellë një situatë më të rënduar. Kjo situatë e rënduar do të jetë deri në mars. Koronavirusi është një virus i ri dhe nuk e dimë se si do të sillet.

 Deri në fund të dimrit do të bashkëjetojmë me koronavirusin. Për gripin ekziston vaksina dhe nga vaksinimi i gjithë popullatës por më shumë për grupet me risk do të lehtësojë ngarkesën e sëmundshmërisë”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!