Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord shikueshmërie i finales së Super Bowl

schedule19:40 - 11 Shkurt, 2025

schedule 19:40 - 11 Shkurt, 2025

Finalja e Super Bowl mes Philadelphia Eagles dhe Kansas City Chiefs ka pasur një audiencë si kurrë më parë. Fox Sports ka projektuar një rekord shikueshmërie mesatare prej 126 milionë amerikanësh, që ndoqën finalen e fituar nga Eagles me rezutlatin 40-22.

Ndeshja u transmetua nga Fox, Fox Deportes dhe Telemundo si edhe në platforma të tjera digjitale. Ky duket se do të jetë viti i dytë radhazi që Super Boël ka arritur një audiencë rekord.

Fitorja në shtesë e Chiefs kundër San Francisco sezonin e shkuar regjistroi 123.7 milionë shikues.

Sipas FOX, audienca të dielën arriti majën në çerekun e dytë të ndeshjes me 135.7 milionë shikues.

Pas dy viteve radhazi ku finalja ka qenë mjaft e luftuar dhe e vendosur në fund, këtë herë fati i saj u përcaktua që në pjesën e parë të ndeshjes, me Philadelphia që krijoi një epërsi 24-0.

Të pranishëm në stadium ishin figura të njohura në SHBA, përfshirë edhe presidenti i vendit, Donald Trump, i cili bëhet presidenti i parë në detyrë që ndoqi një finale Super Bowl.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!