Gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe janë shënuar 980 viktima nga pacientët me COVID-19, një rekord tjetër i ri në vend.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, në një deklaratë për mediat është shprehur se me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin në 8 958.
Ndërkohë deri më tani në Britaninë e Madhe numri i të infektuarve është 73,758, ndërsa vetëm gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 8,681raste të reja.
Ministri u kërkoi edhe një herë britanikëve që të respektojnë izolimin dhe të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht motit të mirë gjatë fundjavës së Pashkëve, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e virusit në vendin nga më të goditurit më rëndë në Europë./acbnews.al