Rekord infektimesh në qytetin e Fierit.
Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave të epidemisë nga Covid-19, raportoi 66 persona të infektuar në qytetin e Fierit në 24 orët e fundit, duke bërë që qyteti të renditet menjëherë pas Tiranës.
Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për abcnews.al, të infektuarit janë:
Rreth 20 nxënës dhe mësues të konfirmuar me koronavirus janë nga shkolla të ndryshme të qytetit, janë nga radhët e bluzave të bardha, një pjesë tjetër e të infektuarve janë në një kompani private e cila siç raportohet, ka dhe numrin më të lartë të të infektuarve.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë kryer 1378 testime, janë shëruar 85 persona ndërsa numri i të infektuarve në vend në 24 orët e fundit, është rritur në 311 raste të reja dhe 6 humbje jete.
n.d./abcnews.al