Rekord negativ, asnjë si Frederic Veseli në “top 5” ligat europiane

schedule22:29 - 26 Qershor, 2022

schedule 22:29 - 26 Qershor, 2022

Sajti i specializuar për statistikat e futbollit dhe vlerësimin e futbollistëve, “Whoscored” ka publikuar edhe tre futbollistët që kanë bërë ndeshjet më të këqija në sezonin që lamë pas, duke marrë për bazë 5 kampionatet më të mëdha europiane.

E veçanta është se ndeshjen më të dobët në sezonin që lamë pas, e ka bërë pikërisht mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli në përballjen e Napolit dhe Salernitanës, e cila përfundoi me rezultatin 4-1 më 23 janar të këtij viti.

Mbrojtësi kuqezi e nisi sfidën si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, por la fushën e lojës i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 53-të, kur edhe shkaktoi penalltinë e dytë në favor të vendasve.

Për aq sa ishte në fushë, Veseli u vlerësua me notën 3.9, absolutisht më e dobëta që një lojtar ka marrë gjatë sezonit që lamë pas, në të 5 kampionatet më të forta të Europës.

Pas Veselit, notë zhgënjyese ka marrë edhe Ben Forster i Watfordit, vetëm 3.91 në ndeshjen ndaj Wolves, ndërsa podium plotësohet nga Danijel Petkovic i Angers, i vlerësuar me notën 3.93 në sfidën ndaj Lens. / Supersport

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!