Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus, shënoi golin e barazimit 1-1 në sfidën kundër Dinamo Zagreb. Braziliani vendosi një rekord në Champions me këtë gol të shënuar.
Gabriel Jesus arriti në kuotën e 10 golave në Champions League vetëm 22 vjeç dhe 252 ditë, duke u bërë braziliani më i ri që arrin në këtë kuotë golash dhe duke parakaluar yllin e PSG-së, Neymar, i cili arriti në kuotën e 10 golave në moshën 23 vjeçare e 75 ditë.
Sulmuesi i Manchester City premton shumë për të ardhmen. Deri më tani në Champions League, Jesus ka luajtur pesë ndeshje, ku është përfshirë në katër gola (2 gola, 2 asiste). Guardiola mesa duket, e ka gjetur pasuesin e Agueros./abcnews.al