Rekord infektimesh me Covid në Kosovë, 12 viktima dhe mbi 700 raste të reja

schedule15:07 - 6 Nëntor, 2020

schedule 15:07 - 6 Nëntor, 2020

Një shifër rekord të infektuarish dhe viktimash me koronavirus janë konfirmuar këtë të premte në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.827 testime të bëra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 728 raste pozitive dhe kanë humbur jetën 12 persona.

IKSHPK njofton se viktimat janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç),  Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar 22.934 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 732 persona. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!