Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord i rrallë në La Liga, Sevilla fiton pa goditur asnjëherë portën!

schedule19:13 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 19:13 - 12 Dhjetor, 2020

Sevilla fitoi 0-1 në një fushë të vështirë si ajo e Getafes, duke arritur suksesin e dytë radhazi jashtë fushe në kampionat. Ekipi i Julen Lopeteguit iu fal një autogoli të Xabier Etxeita nëntë minuta përpara fundit të ndeshjes për t’u kthyer në Andaluzi me tre pikë.

Vendi i pestë në La Liga me 19 pikë për momentin, teksa kreu që mbahet nga Atletico Madrid është 7 pikë larg. Sevilla ka vendosur një rekord në këtë takim. Miqtë nuk e goditën asnjëherë portën kundërshtare, por ia dolën të fitojnë falë autogolit.

Goli dhe rastet e GETAFE-SEVILLA

Një rekord i veçantë dhe i rrallë, me Sevilla që bëhet i pari ekip spanjoll që fiton jashtë fushe në La Liga pa ia dalë të bëjë të paktën një gjuajtje në kuadratin e portës kundërshtare! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!