Derbi i kryeqytetit nis për pak çaste, por një problem ka ndodhur në hyrje të tribunave pas porte. Ultrasit e të dyja klubeve nuk pranojnë që të futen në stadium për shkak të vendimit të Policisë së Shtetit për hyrjen në stadium me karta identiteti.
Tribunat pas porte nuk janë mbushur, pasi ultrasit vijojnë të ngulmojnë të futen pa karta dhe të ndjekin parimin e tyre “Ultras, No face, no name”. Rreth 3 mijë tifozë ende nuk janë futur në stadium për të ndjekur derbin.
Ndërkohë ka një numër rekord biletash të shitura. Plot 19950 bileta janë shitur për sfidën Tirana-Partizani, duke thyer rekordin e fazës së dytë, kur u shitën 19031 bileta. /abcnews.al