Inaki Williams, një emër jo pak i njohur i futbollit spanjoll. Ylli i Atletic Bilbao përfaqëson edhe kombëtaren e Spanjës dhe është një futbollist me shumë cilësi në këmbët e tij.
Williams ka vendosur një rekord fantastik sot në La Liga. Ai është lojtar i vetëm në historinë e futbollit spanjoll që luan 150 ndeshje radhazi në kampionat, pa munguar asnjë të vetme.
Një futbollist fantastik, një goleador dhe një sulmues që mund të luajë në të tre pozicionet. Bilbao me fat që e ka, ndërsa e ardhmja e Williams, duket shumë e ndritur./abcnews.al
Iñaki Williams has now played in 150 consecutive LaLiga games without missing a single one for Athletic Club.
An outstanding record. ? pic.twitter.com/4DBmMLviMR
— Squawka Football (@Squawka) June 23, 2020