Një tjetër lumturi për vendin e vuajtur. Është madje nga ato kënaqësi të plota që ndodhin shumë rrallë, ndonëse nuk do ta ndryshojë aspak atë që po ndodh në frontin e luftës.
Ukraina mund të krenohet fort me atleten e saj të madhe, Yaroslava Mahuchikh, e cila vendosi një rekord të jashtëzakonshëm botëror, me vajzën 22-vjeçare theu rekordin e kërcimit të larti për femra, duke kaluar stekën e vendosur në lartësinë 2 metra e 10 centimetra, teksa kjo ndodhi gjatë Diamonds Leagu, në Paris, ku pas 37 viteve u kalua miti i legjendës bullgare, Stefka Kostadinova, që arriti 2.09 metra në 1987.
Yaroslava Aleksiivna Mahuchikh është një talent i rrallë, medaliste e bronzit në Lojrat e fundit Olimpike në Tokio, dhe padyshim favorite për medaljen e atrë në Paris.
Ajo fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror vitin e kaluar, pasi dy herë mori argjendin më parë, ndërsa ka fituar ar e argjend edhe në salla të mbyllura.Me 15 medalje të arta gjithsej në karrierë, Mahuçik e ka treguar qartë standardin e saj, e padyshim që tani steka të ngrihet edhe më lart. /i.m /abcnews.al