Rekord i kinemasë shqipfolëse, përfaqësohet në të gjithë festivalet ndërkombëtare

schedule18:08 - 4 Tetor, 2019

schedule 18:08 - 4 Tetor, 2019

Kinemaja shqiptare duket se është në ditët e saj më të mira, në këndvështrimin e Andamion Muratajt.

Ai thotë se regjisorët tanë kanë arritur të nderohen me çmime në festivalet ndërkombëtare.

Andamion Murataj e cilëson këtë vit rekord për kinemanë shqiptare.

Filmat artistike të regjisorëve tanë, ia kanë dale të garojnë në kategorinë A  në të gjithë festivalet ndërkombëtare, ku janë nderuar edhe me çmime të rëndësishme.

Si rregull përjashtues e cilëson këtë vit Andamion Murataj  kinemanë shqipfolëse.

Regjisoret i’a kanë dal jo vetëm të marrin  pjesë në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare, por duke rrëmbyer edhe çmime të rëndësishme.

Ky rezultat pozitiv, sipas  drejtorit të “Balkan Film Market” ka ardhur nga bashkërendimi i shumë institucioneve dhe panairit të kinemasë që mbahet në Tiranë për herë të tretë.

Regjisori Bujar Alimani  e sheh market filmin si një mundësi të mirë kontaktesh me producentë dhe distributore të filmit nga e gjithë bota.

Në  këtë panair të industrisë së kinemasë përfitimet e kinemasë shqiptare kanë qenë jo vetëm financiare shpjegon Murataj.

Balkan Film Market dhe  Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) bashkoi profesionistët  nga e gjithë bota e kinemasë në Tiranë.

”Balkan Film Market” do të shërbejë si një platformë për të sjellë më pranë profesionistë të botës së filmit nga Evropa dhe Ballkani për të ndarë historitë, për të nxitur marrëdhëniet profesionale dhe për të zhvilluar edhe më tej përpjekjet marketing për prodhimet vendore kinematografike./ABC News Albania 24/7