Përveç faktit se fituan në transfertën e gjermanëve të Freiburg, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2 dhe “hipotekuan” vendin e parë në grupin A, të UEFA Europa League, “çekanët” e West Ham kanë arritur të vendosin dhe një rekord të ri midis klubeve angleze.
Pas fitores në tokën gjermane, skuadra e drejtuar nga David Moyes ngjitet në kuotën e 17 ndeshjeve radhazi pa humbje në kompeticionet evropiane, nga të cilat kanë arritur të fitojnë 16 dhe kanë barazuar në vetëm 1 rast, duke u ngjitur kështu në “poduim” mes “gjigandëve” të Premier League.
Për të siguruar rekordin, skuadra e West Ham parakaloi rivalët e Leeds United dhe Tottenham, skuadra të cilët kishin arritur të siguronin 16 ndeshje radhazi pa humbje në Evropë, respektivisht në vitet 1968 dhe 1972. /i.m /abcnews.al