Rekord fluturimesh në Rinas/ Mbi 2.8 milionë pasagjerë në 4 muaj, rritja nga linjat e reja

schedule15:29 - 29 Prill, 2024

schedule 15:29 - 29 Prill, 2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milion pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2024.

Në rritjen e fluksit të fluturimeve kanë ndikuar linjat e reja që kanë nisur fluturimet nga Tirana dhe rrjellimisht i mundësive për lidhje me vendet që më parë nuk arriheshin lehtesisht.

“Ne jemi tani tek mbi 2.8 milionë pasagjërë, që është 65 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.  Këto shifra e bëjnë Tiranën, aerportin me më shumë fluks në Ballkan, përjashtuar Athinën. Druaj se mund t’ia ikemi kaluar edhe Sofjes me këto të dhëna. Kjo tregon se sa shumë është rritur trafiku ajror nga kompanitë si Iberia dhe British Airëays, që po sjelin gjithnjë e më shumë njerëz për të vizituar shqipërinë. Mbërritjet për 3 mujorin e parë të 2024, është rritur me 45%, krahasuar me vitin e kaluar, që shënoi gjithashtu një shifër rekord.  Ne shpresojmë që ta mbyllim vitin me 9.3 milionë pasagjërë. Për një vend me 2.8 milionë banorë, kjo është më shumë sesa shjesht numra. Turizmi po bëhet një element i rëndësishëm në PBB e këtij vendi dhe Aerporti është një prej faktorëve. Kjo është një sfidë për skaudrën time, për Kastrati Group. Ne duam të sigurohemi që eksperienca që marrin kur vijnë dhe ikin nga Aeroporti i Tiranës, të jetë më e mira e mundshme. Sic e shikoni ne po investojmë dhe po zgjerohemi për më shumë pistë avionësh, po zgjerojmë terminalin po zgjerojmë pistën. Ne duam që njerëzit që vijnë këtu me Iberian dhe British Airëays, te jenë të mirëprutur sa më mirë.”

 Një prej linjave më prestigjioze në botë, Iberia, i është shtuar së fundmi listës së linjave që operojne në Shqiperi duke e lidhur Tiranën me Madridin, me tre fluturime në javë. Përmes Madridit, tashmë udhëtarët nga Shqipëria kanë mundësi të lidhen me të gjitha kontinentet.

“Ne jemi fokusuar në menaxhimin e pasagjëreve që hyjnë në Tiranë, në verë. Shumë shtetas spanjollë po vijnë për të eksploruar shqipërinë. Por përgjegjësia ime është që të sjell në shqipëri dhe në të gjita vendet e tjera, një udhëtim normal, dhe sigurisht të zbulojmë destinacionet tona në spanjë, sic kemi bërë me rrejtin tonë në SHBA dhe Amerikën latine. Pra, ne shpresojmë që me suksesin e fluturimeve në verë, që më shumë njerëz nga zhqipëria të vijnë tek ne.”

Iberia është pjesë e grupit IAG, ku bën pjesë edhe British Airways e cila është gjithashtu prezente në Shqipëri që prej vitit 2006.

“E kujtoj momentin kur nisem punën ne Shgiperi në vitin 2006 dhe tregu ishte i etur për t’u rritur dhe per te ndërtuar rrugën tone, me 3 fluturime në ditë. Pandemia na goditi financiarisht por u rikthyem më të fortë se kurrë dhe vitin e kaluar patem 306 mln pasagjerë. Per 5 vitet e ardhshme kërkojmë të investojmë 5 mln paund, në 29 avionë të rinj dhe 30 airbus.” Prej meth nje viti Shqipëria po përjeton një “boom” të vërtetë në sektorin e turizmit, ku shifrat e turisteve riten muaj pas muaji. Pritshmëritë jane që ky sezon te tejkalojë shifrën e 14 mln vizitorëve në Shqipëri.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!