Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack Obama dhe Bill Clinton, dhe vlerësohet se ai mblodhi një rekord prej më shumë se 25 milionë dollarë.
Mbledhja e fondeve të së enjtes për fushatën e rizgjedhjes së Biden në Radio City Music Hall u organizua nga aktorja Mindy Kaling, në të cilën morën pjesë disa të ftuar dhe artistë muzikorë.
Në tubim folën edhe lideri i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, lideri i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.
/abcnews.al