Rekord/ 87-vjeçari bëhet personi më i vjetër që ka vozitur në lumin Misisipi

schedule14:50 - 15 Janar, 2024

schedule 14:50 - 15 Janar, 2024

Një i moshuar nga Tenesi u bë personi më i vjetër që ka vozitur përgjatë lumit Misisipi kur përfundoi udhëtimin 87-ditor në moshën 87-vjeçare.

Dale “Grey Beard” Sanders u largua nga Liqeni Itasca, në ditëlindjen e tij të 87-të dhe mbërriti në Luling, 87 ditë më vonë, fitoi Rekordin Botëror Guinness në moshën 87 vjeç e 87 ditë.

Sanders, i cili përshkoi lumin me një kanoe për herë të parë voziti përgjatë Mississippi-t në moshën 80-vjeçare në verën e vitit 2015.

Unë thjesht nuk mund ta refuzoja mundësinë për të rimarrë rekordin tim personal dhe në të njëjtën kohë për të marrë një titull të ri zyrtar të rekordeve botërore Guinness,” tha Sanders për Guinness World Records./abcnews.al