Metroja e Napolit, një vepër e rëndësishme infrastrukturore për qytetin e njohur jugor italian, është inauguruar ditën e sotme dhe ka marrë vëmendje nga mediat italiane dhe jo vetëm.
E veçanta është se në brendësi të metrosë, në faqet e mureve, janë vendosur foto ose piktura të personazheve të famshme që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij qyteti.
Ndër to spikat edhe një pikturë e trajnerit të Shqipërisë, Edoardo Reja.
Piktura e portretit të italianit është vendosur pikërisht në stacionin e metrosë, që të çon në stadiumin që tashmë do të mbajë emrin e legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona.
? Cumana intitolata “Mostra-Stadio #Maradona”, ecco alcuni murales dedicati alla storia del #Napoli!? pic.twitter.com/eZJ0xMFICV
— Manuel Guardasole ✍? (@MGuardasole) December 5, 2020
Reja është mjaft i dashur për Napolin, pasi e mori skuadrën në vitin 2005 kur militonte në Serie C dhe arriti ta ngjisë në Serie A, e më pas në nivelet më të larta të futbollit italian.
Sigurisht, napolitanët nuk e kanë harruar dhe për këtë arsye portreti i teknikut të njohur është vendosur mes personazheve më të njohur të qytetit. /abcnews.al

