Jasir Asani e ëndërron një grumbullim me Shqipërinë. Sulmuesi anësor i Partizanit më herët ka qenë pjesë e Shqipërisë U21, por në kombëtaren e madhe nuk ka arritur ta sigurojë një ftesë.
Në Superiore me Partizanin ai po paraqitet mirë këtë sezon dhe priste që në miqësoret me Uellsin dhe Çekinë t’i jepej një shans nga trajneri Edoardo Reja.
Italiani ka shpallur listën dhe emri i Asanit nuk figuronte në të. Sulmuesi në rrjetet sociale më pas ka reaguar, duke ironizuar.
“Kampionati shqiptar i dobët, AIK i dobët, 30 ndeshje janë pak, 9 gola e 8 asiste janë pak. Durim…”, shkruan Asani, ndërkohë që në listë e kombëtares nga Superiorja janë Taulant Seferi, Alen Sherri dhe Romeo Harizaj. / abcnews.al