U fol se FSHF do e sillte në grumbullimin e kombëtares me një fluturim “charter”, por është e pamundur. Marash Kumbulla bën me dije përmes Intagramit të tij se është i prekur me COVID-19.
Ai njofton se ka rezultuar pozitiv në testin e kryer së fundmi dhe fatmirësisht nuk ka asnjë simptomë. Lajm i keq për kombëtaren tonë, që duhet të heqë dorë nga mbrojtësi për ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi i Romës nuk është i vetmi që mungon, pasi më parë është konfirmuar mosprania e Dermakut, Mihajt dhe Mersinajt për arsye dëmtimesh.
“Përshëndetje të gjithëve! Pas testit të fundit të kryer kam dalë pozitiv për COVID-19, por për fat të mirë nuk kam asnjë simptomë.
Askush nuk mund të thotë se është i sigurt nga ky virus, kështu që unë do të doja t’ju sensibilizoja të gjithëve që të shmangni sjelljet që mund t’ju rrezikojnë ju dhe të tjerëve.
Një përshëndetje për të gjithë fansat dhe ndiej keqardhje për të gjithë ata që po kalojnë momente të vështira. Shihemi së shpejti në fushë”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale. /abcnews.al