Reja me dhimbje koke, humbet Ermir Lenjanin për duelet jetike në shtator

schedule13:39 - 12 Gusht, 2021

schedule 13:39 - 12 Gusht, 2021

Amir Abrashi dhe Ermir Lenjani kanë qenë të pafat në ndeshjen kundër Lausanne Sport fundjavën e shkuar, pasi janë dëmtuar të dy.

Mesfushori, që mban edhe shiritin e kapitenit, ka pësuar një frakturë në mollëzën e faqes dhe ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale.

Ai pritet që të luajë me maskë në vazhdim, ndërkohë që të hënën pritet të dalë në stërvitje. Për Lenjanin dëmtimi është më i rëndë.

Mbrojtësi i majtë i Grasshopper ka pësuar një tërheqje të ligamentit të gjurit, si dhe ka dëmtuar kyçin e këmbës, ndaj do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta 4 deri në 6 javë.

Në këtë mënyrë ai praktikisht humbet dy ndeshjet kualifikuese të kombëtares, ndaj Polonisë dhe Hungarisë në fillim të shtatorit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!