Reja ka vetëm një dilemë, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Turqisë

schedule10:07 - 11 Tetor, 2019

schedule 10:07 - 11 Tetor, 2019

Treni i fundit për Europianin, kështu e ka konsideruar trajneri Edoardo Reja ndeshjen me Turqinë. Fitorja është rezultati i vetëm që u jep shpresa kuqezinjve, që sonte prej orës 20:45 do mundohen të jenë të suksesshëm ndaj Turqisë. Fitoret e mëparshme në miqësore janë për statistika, sonte vlen shumë.

Shqipëria nuk ka shumë nga lojërat që bënë historinë, duke kontribuar në kualifikimin në Euro 2016. Sonte mungojnë Hysaj, Mavraj, Xhaka dhe Sadiku, por gjithsesi ka besim te të rinjtë që po mundohen të zënë vendin e tyre në formacionin kuqezi.

Reja sonte pritet të mos ndryshojë modul. 3-5-2 është i preferuari dhe për ata që do e nisin nga fillimi ka dilema për lojtarin që do të mbulojë gjithë linjën e djathtë. Roshi është opsioni kryesor, por fieraku ka pasur një shqetësim të vogël. Veseli është gati. Gjasat janë që Reja t’u besojë atyre që mposhtën Islandën dhe formacioni i menduar është si më poshtë.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Ismajli, Dermaku, Gjimshiti, Roshi, Lenjani, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!